5 te vdekur dhe 104 raste te reja ne 24 ore | Lajme-News

2020-08-03 0

Në 24 orët e fundit, koronavirusi i ka marrë jetën 5 personave në vendin tonë. Në mesin e viktimave janë dy pacientë të moshës 45-vjeçare, të cilët nuk vuanin nga sëmundje të tjera.

?Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në Spitalin Infektiv: Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin Covid 1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid 2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar?.

Në njoftimin e saj për mediat, Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se nga 564 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, janë konfirmuar 104 raste pozitive.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange